Një grua në moshë të thyer humbi jetën pas një incidenti të dhimbshëm në banesën e saj.
Viktima është K.Th., 82 vjeçe, banore në Nivicë, raporton noa.al duke cituar Komisariatin e Policisë Himarë.
Policia tha se referoi materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, shtetasja K. Th., 82 vjeçe, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në oborrin e banesës së saj, në fshatin Nivicë, dhe si pasojë ka humbur jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /noa.al