Moderatori Meriton Mjekiqi feston sot ditëlindjen brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”. Katër finalistët e tjerë e kanë uruar, ndërsa Vëllai i Madh ka vendosur në sfond këngën e ditëlindjes. Ndërkohë Egla i ka kërkuar atij të vallëzojë dhe Meritoni ka pranuar.
Duke qeshur i thotë:
“Hajde të të fal një vallëzim se ke ditëlindjen. Hajde gëzuar, mos u mërzit se ka edhe më keq se kaq”.
Kujtojmë se kur aktorja kishte ditëlindjen, ajo ishte së bashku me Meritonin dhe Ilnisën në Dhomën e Bardhë. Egla e ka cilësuar atë si ditëlindjen më të keqe.