Gazetarja Aida Topalli dhe avokati Kujtim Ibra të ftuar në “Breaking” kanë folur për vajzat që grupet kriminale përdoronin për të marrë më shumë informacione në lidhje me lëvizjet e armikut.
Gazetarja tregon se Leonard Duka dikur i dashuri i Trejsi Sejdinit i ka dërguar përmes miqve të tij para, modeles. Po ashtu ajo zbardhi dhe një bisedë të Leonard Dukës me Ervis Martinaj, ku ky i fundit i ka thënë që “ia ka marrë mendjen Trejsi Sejdini”.
Aida Topalli: Në dosje konfirmohet edhe lidhja e shumë përfolur… Del edhe emri i Trejsi Sejdinit dhe vërtetohet në një farë mënyre lidhja e përfolur nëpër rrjetet sociale apo mediat me Leonard Dukën. Është një episod ku Leonard Duka i bë një dërgesë parash përmes njerëzve të tij, por kemi dhe një episod tjetër, kur Ervis Martinaj e ironizon duke i thënë që t’i nuk ke qenë i vëmendshëm në këto gjëra sepse ty ta ka marrë mendjen Trejsi.
Kujtim Ibra: Të gjitha këto janë vajza spiune, me role dytësore që janë përdorur si karrem për të marrë informacione nga grupet kundërshtare. Çështja e vajzave ka qenë deri në këtë shkallë të implikimit, asgjë më shumë sepse vetë ato e kanë ditur që kanë të bëjnë me persona shumë të rëndësishëm të krimit dhe nuk kanë hyrë më thellë për shkak të frikës, pasi një konspiracion i mundshëm të ikën koka. Kanë qenë informatore të vogla, aq sa kanë arritur të çojnë tek grupet e tjera kundrejt pagesave, drekave, blerjes së rrobave etj, janë gjëra banale.