Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputetja e LDK-së vjen me shifra: Qeveritarët tanë kanë shpenzuar mesatarisht 8800 euro në ditë për ushqim dhe pije

 
   

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti gjatë vitit të kaluar ka shpenzuar 3.2 milionë euro për dreka zyrtare apo mesatarisht 8 mijë e 800 euro në ditë.

Për këto të dhëna, ajo i është referuar një raporti financiar të Ministrisë së Financave. Sipas saj, në këtë raport figuron se janë shpenzuar edhe 3.1 milionë euro për mobilie për zyre dhe 139 mijë euro për blerje të telefonave.

Ajo i ka quajtur këto shpenzime lluksi derisa ka thënë se “korrupsioni më i madh në Qeverinë Kurti”, janë tenderët njëburimorë.

“Janë 240 milionë euro në tenderët e Qeverisë me nogociim të drejtpërdrejtë.  Andaj përpos para drejtësisë, partia në pushtet duhet të japë llogari edhe para qytetarëve që po i varfëron çdo ditë. A ju kujtohet qysh mashtronin kur ishin në opozitë,  thoshin: ”nuk hipin ne në xhipa me xhama të zi”, shihni si kanë ndyshuar, metamorfozë e plotë”, ka shkruar Bajrami.