Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjykatës në rastin Sekiraqa, kjo është paga e tij e lartë e pasuria luksoze

 
   

Kryetari i trupit gjykues në rastin e Enver Sekiraqës, Agim Kuҫi së fundi është lakuar shumë nëpër media. Kjo për shkak të vendimeve të tij të ndryshme, lidhur me të njëjtin rast, Enver Sekiraqen.

Kuҫi duke qenë se është pjesë e gjykatave, është obliguar të deklaroj pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Ai tek pasuria e paluajtshme ka deklaruar se shtëpi ne vlerën 150 mijë euro, e poashtu edhe një banesë dhe tokë.

Kuҫi ka deklaruar se posedon edhe dy vetura luksoze, Audi në vlerën 25 mijë dhe Volksvagen 15 mijë euro. Dhe një tjetër në pronësi të fëmijëve, 4,500 euro.

Ai mban vetëm 1.500 euro të kursyera, ndër mbi 3,500 ka borxhe kredi.

Mbi 1,900 euro është paga e tij, e deklaruar, apo mbi 23 mijë euro në vit. 6 mijë euro janë të hyrat e bashkëshortes së tij dhe 7,800 të fëmijëve.