Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pamje të rënda: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë, e hedhin nga vetura para Policisë

 
   

Denoncimi i një rasti të rrëmbimit në Prishtinë ka aktivizuar Policinë mëngjesin e djeshëm, për të zbuluar rrethanat në të cilat dyshohet se ishte kidnapuar një person.

Detajet e rastit u zbuluan pasi viktima u paraqit vet në stacion policor, teksa tashmë është iniciuar hetim.

Bëhet fjalë për një 29-vjeçar, i cili dyshohet se është rrëmbyer nga dy persona, për motive akoma të panjohura.

Në bazë të informacioneve të para, të dyshuarit e kanë marrë viktimën me forcë te një furrë në lagjen Emshir të Prishtinës dhe e kanë dërguar në një lokacion, ku dyshohet se edhe e kanë rrahur.

Posa Policia është njoftuar për rastin, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe viktima që u gjet i gjakosur është dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Rrëmbimi” dhe identifikimin e personave të dyshuar.