Tash e dy ditë Xhamia e Qarshisë në Prishtinë është e mbyllur.
Kjo për shkak se të martën aty ra llambadari i xhamisë.
Incidentit i shpëtoi për një fije floku një person që ndodhej aty duke u falur.
Ky objekt fetar i hapi dyert për besimtarët para një viti, pas një restaurimi që zgjati me vite.
Në media janë publikuar edhe pamjet nga momenti kur llambadari bie.