Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tragjedi në futbollin francez, rrufeja vret trajnerin dhe plagos disa të tjerë

Një trajner 30-vjeçar ndërroi jetë këtë të enjte dhe disa burra u detyruan të shtroheshin në spital, njëri prej tyre mes jetës dhe vdekjes, për shkak të një goditjeje rrufeje në një fushë futbolli në Courrières, në Francën veriore, ku po stërvitej një ekip amator.

Prefektura sqaroi se i ndjeri nuk i mbijetoi goditjes së rrufesë, e cila ra rreth orës 20:00 në stadiumin Gabriel Péri, pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të urgjencës për ta mbajtur në jetë.

Viktima quhej Jordan dhe vëllezërit e tij, Luka dhe Théo, të intervistuar nga radiostacioni RTL, theksuan se gjithçka ndodhi shumë shpejt. Në deklaratën e saj, Prefektura theksoi se në fushën e futbollit ndodheshin 29 persona në momentin e ngjarjes, gjë që shkaktoi mbërritjen e ekipeve të zjarrfikësve dhe personelit shëndetësor.

Departamenti i Pas de Calais, në të cilin ndodhet Courrières, ishte nën një alarm të verdhë moti për stuhi.