Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në 24 maj, që njihet si Dita e Presidentit ka kujtuar ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Pa zyrtarë tjerë shtetërorë pranë, veç me familjen e saj të ngushtë, bashkëshortin dhe dy vajzat, ajo ka qëndruar para shtatores së ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
Osmani ka thënë kjo ditë na kujton vizionin shtetformues të Presidentit Rugova dhe miqësitë e përhershme qe ai i ndërtoi. Ajo ka thënë se ky duhet të jetë vizion i vazhdueshëm i Kosovës, pavarësisht sfidave që u dalin në rrugë.
“Sot është 24 Maji- Dita e Presidentit, e themeluar nga Presidenti Historik Ibrahim Rugova, ditë e simbolikës shtetërore në Republikën tonë, që na kujton vizionin shtetformues të Presidentit Rugova dhe miqësitë e përhershme qe ai i ndërtoi. Le të jetë ky vizion i yni i vazhdueshëm, pavarësisht sfidave që na dalin përgjatë kësaj rruge”, shkruan Osmani.