Seanca e radhës ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, të dënuar nga Themelorja për vrasjen e Marigona Osmanit do të mbahet më 11 qershor.
Kështu ka njoftuar avokati i ri i Krivaçës, Skender Musa për Radio Dukagjini.
Në seancën e cila pritet të mbahet më 11 qershor sipas kryetarit të trupit gjykues, do të ftohet që të dëshmojë një ekspert i mjekësisë ligjore dhe do të vendoset edhe për ekspertë të psikiatrisë.
Ndryshe, në seancën e rigjykimit të premten, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, të akuzuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu janë deklaruar të pafajshëm për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit më 2021.