Robert Aliaj, hyrja më e re në fermë ka krijuar debate me pjesën tjetër. Ai ka thënë se shtëpia është kthyer në një bordello, që sipas shpjegimit të tij në frengjisht do të thotë kaos. Kjo deklaratë ka prekur fermerët, të cilët me tone të larta kanë reaguar kundër tij.
Gjithashtu një komenti i fermerit për Ditean dhe Xhesikën ka ndezur gjakrat në “Ferma VIP”. Ditea dhe Xhesika u shprehën se Roberti ka thënë një koment me konotacion negativ.
Pjesë nga biseda:
Albano: Mendoj më mirë të japim pjesën kur the për gjithë shtëpinë bordello. Fillove iu thoje gocave t’ju pikturoj një nga një nudo
Roberti: Kjo tregon një mentalitet provicial. Bordello në frengjisht do të thotë kaos
Albano: Jam shumë i lumtur për mendimin tim provocial shqiptarë. Kafsho buzët dhe mati fjalët herë tjetër
“Në këtë shtëpi ka vetëm një dhunues. Mua më vjen shumë keq që Roberti i ka mohuar fjalët që më tha mua dhe Diteas. E ndërkohë, manipulohen situatat, se Albano në kaq ditë ka trajtuar shumë mirë të gjitha vajzat. Roberti, me naivitet duke mos na ndjekur në kaq ditë dhe tenton të vërë me shpatulla pas murit Albano Bogdon. Dhunues këtu është ai personi që për shishet na thotë lloj lloj fjalësh”, shprehet Xhesika.
“Xhesika është viktimë e dhunuar. Kur vjen puna, unë e hapa debatin kur pashë pafund filxhane kafesh me bishte cigaresh. Në jetën time s’kam parë kurrë kështu gjërash, vetëm në komunitet borbonash. Mungesa e respektit është pikërisht aty. Është e tmerrshme kur në tavolinë hamë bukë dhe çohen sikur jemi qenë ne, pa thënë asgjë. Edhe tani që po flasim, tualetet janë të pista. Vetë këto vajza më kanë thënë që Albano ka qenë i dhunshëm. Dhuna është përdorur në këtë shtëpi. Jeni servila. S’keni turp”, tha Roberti.
“U pa shumë mirë dhe në klip, sepse biseda nisi nga dhoma e më pas kaloi në debat. Ai thotë merreni atij lëpijani e pastaj përdoreni si mikrofon. Kur erdha ta thashë e mohove. Versioni i fundit ishte kam qenë me nerva e prandaj t’a thashë. Ky është një ofendim për mua dhe Xhesin”, tha Ditea.
“Unë kam thënë lëpirash. Juve ju shkon mendja aty, mua jo. Abuzuat dhe për bordellon”, shtoi Roberti. /vizionplus.tv