Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bali Muharremaj nderon me mirënjohje Arsim Kabashin, Armend Thaqin dhe Edvin Kuc

Skuadra e Ballkanit, në ditët e fundit ka arritur të fitoj dy trofetë në futbollin kosovar.

Skuadra suharekase fitoi titullin e tretë të Kampionit në Superligë, e po ashtu të mërkurën fitoi për herë të parë edhe Kupën e Kosovës, pasi në finale mposhti Prishtinën pas ekzekutimit të penalltive.

Pas këtij suksesi, Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, sot ka nderuar me mirënjohje Presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashin dhe dy kapitenët e skuadrës, Armend Thaqi dhe Edvin Kuq, të cilët do të largohen nga Ballkani pas përfundimit të sezonit.

Kuc pas finales ndaj Prishtinës, ka konfirmuar se karrierën do ta vazhdoj në Azerbajxhan, te skuadra e Naftci Baku, derisa Thaqi pritet të transferohet në Rumani, te skuadra e Cluj.