Dy aksidente të rënda janë regjistruar në qarkun e Elbasanit. Rasti i parë u regjistrua gjatë natës në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, në vendin e quajtur Pishkash ku një trajler me targa të Maqedonisë së Veriut me targë Sk 0311AZ doli nga rruga dhe përfundoi poshtë saj disa metra.
Fatmirësisht drejtuesi pati vetëm dëmtime të lehta ndërsa automjeti dëme të konsiderueshme. Ndërkohë një tjetër aksident është regjistruar dje në fshatin Godolesh të Elbasanit ku një automjet tip “Volkswagen” doli nga rruga përfundoi në një pjesë toke djerrë.
Sipas burimeve jo zyrtare në automjet ishin duke udhëtuar një burrë dhe një grua të cilët janë dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ku raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
(BalkanWeb)