Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar të gjithë qytetarët e Kosovës, se është normalizuar qarkullimi në pikat kufitare me Serbinë.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga QKMK.
Gjatë ditës së sotme ishte paralajmëruar një protestë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, për të kundërshtuar shtetin e Kosovës.
Megjithatë pjesëmarrja e serbëve nuk ishte aq e madhe, derisa afër vendit të ngjarjes kanë qenë forcat e policisë EULEX-it, derisa më në distancë janë parë edhe forca të KFOR-it.