Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Europol i dorëzon Greqisë bisedat e 3 mijë përdoruesve të “SKY”, mes tyre edhe shqiptarë

Policia Europiane, EUROPOL, ka dërguar në Greqi bisedat e plot 3,000 përdoruesve të aplikacionit të enkriptuar “SKY ECC”.

Hetuesit grekë tashmë kanë në dorë të gjitha bisedat, shumë prej të cilave besohet se janë mes grupeve kriminale që operojnë në vend.

Ndërsa sipas mediave të shtetit fqinj, deri tani janë identifikuar dy policë për lidhjet e tyre me krimin e organizuar.

Në mesin e 3 mijë përdoruesve besohet se ka edhe shtetas shqiptarë. Më herët, autoritetet europiane dërguan në Greqi komunikimet që ndihmuan për zbardhjen e katër vrasjeve mafioze.