Ka përfunduar protesta në anën e Serbisë që bllokoi pikëkalimi kufitar të Jarinjes, ndërsa janë paralajmëruar të reja për shkak të, siç thanë ata, “kushteve të vështira të jetesës së serbëve në Kosovë”.
Protesta ishte organizuar nga disa OJQ serbe, ndërsa sipas organizatorëve planifikohet të bllokohen edhe kalimet tjera administrative, kanë raportuar “Danas” dhe “Kossev”.
Siç thanë organizatorët, protesta ishte paqësore.
Profesor Bozhidar Mitroviq, një nga folësit në këtë protestë, tha se kjo ishte një “paralajmërim, protestë paqësore, duke bllokuar kalimin në Jarinje” dhe shtoi se ka plane për bllokimin e kalimeve tjera kufitare me Kosovën.
Protestuesit patën edhe një sërë kërkesash për udhëheqësinë serbe.
Ndër to ishin që, “Kuvendi i Republikës së Serbisë të shpall e Kosovës” … “në përputhje me Kushtetutën e Serbisë”; “Që në përputhje me Rezolutën 1244, kërkohet urgjentisht kthimi i të gjithë 250.000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) serbëve të mërguar nga Kosova në vitin 1999”; “Që policia dhe dogana të tërhiqen nga kalimet fiktive ilegale dhe menjëherë të mundësojnë liri të përhershme të lëvizjes dhe qasje të sigurt në pronat tona në Kosovë”; “Që arrestimet dhe sulmet ndaj njerëzve dhe pronave të ndalen menjëherë”; “Të kthehet parlamenti serb dhe deputetët popullorë të transferohen menjëherë në Mitrovicë dhe të mbahet së paku një seancë e Kuvendit atje”; “Që Qeveria e Serbisë të thërrasë dhe të organizojë urgjentisht zgjedhje për serbët dhe joshqiptarët në nivel rajonal dhe lokal në tërë territorin e Kosovës dhe të ftojë popullatën shqiptare të marrë pjesë në ato zgjedhje”; “Që urgjentisht të bashkohen të gjitha forcat qytetare dhe politike përreth Kosovës, veçanërisht inteligjenca e re serbe, në baza të barabarta dhe të përfshihen të gjithë në procesin e vendosjes së fatit të Kosovës. Para së gjithash ata që jetojnë në Kosovë, një nga çdo fshat, enklavë, qytet i vogël, manastir, e ardhmja jonë duhet të varet nga ne. Të krijohen grupe patriotike vendase të qytetarëve si pjesë e një rrjeti të madh parlamentar të çliruar nga frika dhe të forcohen për një luftë të qëndrueshme të përditshme për të drejtat e njeriut dhe pronës në Kosovë dhe për t’u lidhur me botën”: “Respektimi i të drejtave pronësore dhe fetare të popujve serbë dhe të tjerë joshqiptarë në Kosovë, siguria dhe mbijetesa e të gjitha vendeve të shenjta ortodokse dhe të tjera të shenjta, veçanërisht atyre që janë në listën e trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO, si dhe rindërtimi nga rrënojat që janë rezultat i terrorit komunist, shqiptar e fashist”; Për të restauruar dhe vazhduar procesin e kthimit nga viti 1945 e deri më sot”.