Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

O’Brien: SHBA do të jetë përherë mike e devotshme e Kosovës

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka publikuar pamjet nga inaugurimi i ambasadës së Kosovës në Washington ku mori pjesë edhe zëvendësndihmës sekretari amerikan, James O’Brien.

O’Brien në hyrje të fjalimit të tij të shkurtë dha zotimin se SHBA-ja do të jetë gjithmonë mike e Kosovës.

“SHBA-ja ka qëndruar dhe do të qëndrojë përherë si një mik dhe partner i devotshëm i Kosovës”, tha ai.

Ai tregoi që “shefja, mentorja e mikesha ime prej kohësh”, Madeleine Albright, ka punuar matanë rrugës ku tash është ambasada e Kosovës.

“Mendoj që zemra e saj do të shpërthente nga gëzimi po ta shihte Kosovën për të cilën thoshte gjithmonë që ishte më së shumti krenare – që ka zënë këtë vend ‘lartësinë komanduese’ të “Rrugës së Ambasadave”.

Ndërkaq, Gërvalla shkroi se “inaugurimi i objektit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Uashington, pronë e shtetit tonë, në shërbim të mërgatës dhe dëshmi e miqësisë së përhershme mes Kosovës dhe SHBA-së”.