Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“U vra edhe kolonel Ahmet Krasniqi”, Maraj zbulon planet e Edi Ramës ndaj Kosovës: Shpresën e ka tek Serbia…

 
   

Edi Rama së fundi e ka dëshmuar më së miri qëndrimin e tij karshi Kosovës. Ai u treguar shumë i afërt me kryeministrin serb, Aleksandër Vuҫiq. Por me Kosovën dhe kryeministrin Albin Kurtin u tregua më i ftohtë se kurrë. Por realisht cili është qëllimi i Edi Ramës për këto veprime?

Njohësi i ҫështjeve politike dhe publicisti Milazim Maraj thotë se bazuar në kronologjinë historike të Shqipërisë ky servilizmi i kryeministrave dhe  kryetarëve të shtetit shqiptarë ka një të kaluar bukur të gjatë.

“Pas Pavarësisë në vitin 1912 Shqipëria mbetin një shtet i vogël dhe i paaftë që të mbroj territoret e veta. Kështu që asnjëherë gati nuk arriti të zgjedh vet kryesinë e vet pa ndërhyrje të Jugosllavisë. Por as të qëndroj në pushtet pa përkrahjen e Jugosllavisë. Tani kur të biesh në situatë për të mbrojtur armiku yt, kuptohet për ekonominë dhe mbrojtjen e shtetit. Jugosllavia e kthej në pushtet Ahmet Zogun pasi që i humbi votat në zgjedhje demokratike. Ai e dha Shen Naumin dhe me ndihmën e fqinjit më armik të shqiptarëve likuidoj të gjithë brezim patriot që bënë luftën dhe sollën pavarësinë e Shqipërisë. Kështu që qeveria e Shqipërisë pas Ahmet Zogut erdhi përsëri përmes të Jugosllavisë. Tito, Milladin Popoviqi, Dushan Mugosha, Aleksandër Rankoviqi të gjithë këta ishin njerëzit e dekoruar nga Enver Hoxha dhe stafi i tij komunist. Këta nuk e vendosën aty kot, por që ai të luftoj patriotet shqiptarë, të i burgos, vras dhe detyroj të ikin. Në vitin 1945/6. Vetëm në Pejë i dekoruari i Enverit Milladin Popoviqi vrau 3600 shqiptarë në Pejë, ndërsa Dushan Popoviqi 400 shqiptarë në Istog. 8000 shqiptarë u vranë në Gjilan. U masakruan shqiptarët në Tivarë, këta i kishin marrë gjëja për të luftuar kundër ushtrisë fashiste, në Bihor u vranë rreth 9000 shqiptarë, pra zhdukja fizike e shqiptarëve në të gjitha trojet e Dardanisë nuk u bënte përshtypje fare udhëheqësve komunist të Shqipërisë”, rrëfen Maraj.

 Image
 Milazim Maraj 
 

Ai më tutje, thekson se, ‘ata akuzonin shqiptaret se janë ballist dhe reaksionar dhe shfajësonin Jugosllavinë. Maraj më tutje rrëfen historinë se si rrjedhën ngjarjet më pas.

“Presidenti i parë në Shqipëri që përkrahi Kosovën për aq sa ishte në pushtet është Ramiz Alia ai nuk u pamend për ideologji por pranoj marrëveshjen e Dr. Ibrahim Rugovën. Por ky nuk i pëlqeu  Serbisë. Ditën kur Kosova para tytave të armëve jugosllave shpalli deklaratën e pavarësisë në Shqipëri u organizua eksodi i pa parë. Shqiptarët sulmuan ambasadat e akredituara në Tiranë për të ikur sa më shpejt nga Shqipëria. Pastaj nuk arriti as Presidenti Salih Berisha të i qetësonte. Këtij i organizuan skemat piramidë dhe u zhvilluan shpërthim i pa kuptimet kundër shtetit shqiptar nga vet shqiptaret kuptohet më ndikimin e ambasadave ruse dhe jugosllave. U vranë shumë njerëz dhe tani një qeveri teknike e Bashkim Finos  i “qetësojë”. Në këtë kohë Romano Prodi arriti në Gjirokastër dhe nga aty e përshëndeti Kosta Simitisin. Ky ishte një kuptim figurativ për ndarjen e Shqipërisë. Një deklaratë e qetë e Presidentit të SHBA z. Bill Klinton së “Kufijtë e Shqipërisë janë të garantuar” i qetësoj të gjithë. Përndryshe edhe dogana me Greqinë u hoq nga bandat e Zani Çaushit dhe i ftonin grekët të futën në Shqipëri. Nga burgu doli Fatos Nano dhe u bë Kryeministër i Shqipërisë. Nano për këtë nderë që i bëri Serbia nga i burgosur në Kryeministër u ftua nga Millosheviqi në Kretë të Greqisë. Ai pranojë rekomandimet e Millosheviqit dhe planin e tij pa hequr një presë”, vlerëson ai.

Tutje Maraj thotë se , Nano shqiptarëve të Kosovës u tha mos shihni nga Tirana, shihni nga Beogradi, pikërisht në kohën më të rëndë për shqiptarët që nga lufta e dytë botërore. Për këtë mori plotë masa kundër luftës së shqiptarëve për lirinë e Kosovës. Hoqi armët nga veriu dhe i dërgoj në jug të Shqipërisë, policia e tij pengonin bartjen e tyre.

“U vranë ushtarë shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë që ishin angazhuar në logjistikë të luftës për ushtrinë tonë.  U vra edhe Kolonel Ahmet Krasniqi Minister i Mbrojtjes së Kosovës. Edi Rama doli më projektin për “Ballkanin e hapur” pastaj bashkë me Vuqicin i ndërruan emrin në “Mini Shengeni” pa e njohur Serbia pavarësinë e Kosovës që kjo ishte të i lejohet Serbisë dalja në Durrës përmes Kosovës. Ky projekt u kundërshtua nga z. Angela Merkel. Ai u bë krah edhe për të ndarë Kosovën, përmes të projektit tjetër AKS. Por këto plane i dështuan. Në një prononcim publik kur gazetaret e pyetën nëse planin për “Mini Shengenit” e ka bërë Serbia” ky u përgjigj. Jo këtë plan ma ka dhënë Fatos Nano dhe unë e kam nxjerr si mundësi. Por Fatos Nanos kush ia dha këtë plan? A e mori në Kretë nga ai që i siguroj pushtetin?. Frika e secilit nga këta udhëheqës të dobët në këtë kronologji të ndërrimit  të tyre është humbja e pushtetit. Këta po të gjithë kanë dhënë shtet për pushtet. Qëllimi i Edi Ramës është ta ruaj pushtetin  më çdo kusht. Për këtë e ka shpresën të Serbia sikur paraardhësit e tij”.