Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një vit kur kryetarët e komunave në veri morën detyrat, LVV: Grupet kriminale serbe bën sulme, por institucionet tona ngadhënjyen

 
   

Lëvizja Vetëvendosje përmes një video të publikuar thotë se sot është bërë një vit prej kur kryetarët në katër komunat në veri morën detyrat.

LVV thekson se pavarësisht sulmeve të grupeve të organizuara kriminale me dirigjim nga Beogradi, institucionet e Kosovës ngadhënjyen.

“Sot bëhen një vit prej kur kryetarët në katër komunat në veri morën detyrat. Grupe të organizuara kriminale me dirigjim nga Beogradi bën sulme të përditshme ndaj Policisë, gazetarëve e pjesëtarëve të KFOR-it me qëllim pengimin e punës së kryetarëve në këto komuna dhe luftimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Por, institucionet e Republikës të vendosura ngadhënjyen. Vendosmëria për kushtetutshmëri, rend dhe ligj triumfoi”, thuhet në reagimin e bërë nga LVV.

Tutje, partia LVV ka kujtuar edhe një herë kritikat që kishin bërë analistët politikë.

“Në anën tjetër, asokohe në shumë studio televizive, nga shumë zëra ngjallej frikë, panik e dorëzim. Por, fotografia e sotme në veri të vendit është përgjigja më e mirë për ata zëra”,theksohet në postimin e bërë nga LVV.