Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Shkup, ku si pasojë e disa të shtënave me armë ka mbetur i vrarë një person dhe janë plagosur tre të tjerë.
Në këtë përleshje me armë ka mbetur i vdekur këngëtari dhe blogeri i njohur shqiptar, Amar Ismani.
Janë edhe familjarët e Amarit që kanë konfirmuar vdekjen e tij përmes rrjeteve sociale.
“Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemi. Me zemër të thyer e të pikëlluar ju njoftoj se ka ndëruar jetë djali/vëllau jonë Amar Ismani. Ceremonia e varrimit do të bëhet sot me namazin e Iqindis në xhamin e Cairit, dhe pastaj te varezat në Butel”, kanë shkruar familjarët në Facebook.
Raportohet gjithashtu se të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjerë.
Në vendin e ngjarjes është parë ambulanca dhe një numër i madh i policisë.