Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ku je o ta shtoftë Zoti jetën”- Rindërtimi në Krujë/ Rama pritet me përqafime nga banorja, batutat mes tyre!

Kryeministri Edi Rama ka vizituar lagjen e re të rindërtuar në Krujë, e cila përmbyll procesin e rindërtimit në këtë bashki.

Kreu i qeverisë është pritur nga banorët, e prekur nga tërmeti i vitit 2019, që janë futur në banesat e tyre në këtë lagje.

Rama shkëmbeu batuta me një nga banoret e cila në momentin që mbërriti kryeministri i dha dorën dhe e përqafoi.

Pjesë nga biseda:

Banorja: Ku je o ta shtoftë Zoti jetën! Ta bëftë Zoti mbarë siç ta ka bërë ( I jep dorën dhe e përqafon)

Rama: Zgjati pak por erdhi, nuk kishit shumë besim, jo shumë por nuk kishit fare.

Banorja: Si nuk kemi besim, se e ke kapur me këtë fjalë. Por si nuk kemi besim

Rama: Po të mbaj mend unë ty

Banorja: Ti i shtrive dorën gjithë botës, ne nuk lypim 100 lekë për borxhe

Rama: Lëre se të mbaj mend kur erdha këtu dhe më thoshe mua ‘ec more ec, se kshu eee…’ Të mbaj mend mirë.