Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haxhiu i përgjigjet LDK-së: Nuk kemi koalicion me VV-në, LDK-ja po frikësohet nga zgjedhjet

 
   

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu iu është përgjigjur deputetit të LDK-së dhe shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arben Gashit, i cili tha se ka një koalicion mes VV-së dhe PDK-së.

Një koalicion të mundshëm mes VV-së dhe PDK-së e ka demantuar, deputeti Haxhiu duke thënë se nuk ka një të tillë dhe se koalicion me VV-në, kanë pasur vetëm LDK dhe AAK.

‘’Koalicione deri më tani me VV-në kanë pasur AAK-ja dhe LDK-ja, kanë pasur edhe marrëveshje të nënshkruar, por që kanë qenë edhe në koalicion. Kërkesa jonë është për zgjedhje, asnjë koalicion me VV-në nuk ka’’, potencon ai.

Haxhiu, thotë se hezitimi i LDK-së për të mos e shpërbërë Kuvendin, ka të bëjë me atë se LDK do të jetë e treta në zgjedhje.

‘’Hezitimi i LDK-së ka të bëjë me atë se LDK e di se do të jetë e treta në zgjedhje dhe për këtë nuk merr pjesë në shpërbërjen e Kuvendit dhe tash është gara për vendin e parë, për me e udhëheq Qeverinë, është mes kandidatit tonë Bedri Hamzës dhe këtij se është në rënie, Albin Kurtit. Kjo përpjekja e LDK-së nga ikja e procesit zgjedhor, i cili prapë do të jetë i pashmangshëm’’ deklaron ai.

Deputeti i PDK-së thotë se nuk e kupton LDK-në se përse po ikë nga shpërbërja e Kuvendit sepse sipas tij opozita duhet me e dërgu në shtëpi sa më pare Qeverinë Kurti.

 ‘’Nuk e kuptoj LDK-në pse po ikë nga shpërbërja e Kuvendit, s’ka lidhje si do që të jetë me shpërbërje ose me shkarkim, duhet me ia shkurtua jetën kësaj Qeverie. E pajustifikueshme se si partitë opozitare hezitojnë me e çu Qeverinë në shpi, kjo ka të bëjë me matjen e sondazhit ku ato dalin të tretat dhe të katërtat’’, thekson ai.

Haxhiu, thotë se si PDK janë duke luftuar për vendin e pare në zgjedhje sepse, siç thotë ai, kryeministri aktual Albin Kurti, është në rënie e sipër.

‘’Ne po luftojmë për vendin e parë dhe z.Hamza po i udhëheq sondazhet për kryeministër, ndërsaAlbin Kurti është në rënie e sipër dhe kjo është arsyeja pse partitë opozitare nuk po e shpërbëjnë Kuvendin’’, përfundon ai.