Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka folur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas saj, nuk do të këtë përparim të Kosovës dhe Serbisë drejtë BE-së pa zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri me tani me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.
Cramon e ka bërë të qartë se Kosova dhe Serbia nuk kanë asnjë shans që të ecin përpara pa i zbatuar detyrimet nga marrëveshja e Ohrit.
Nw kwtw intervistw, Cramon vlerëson se BE po e favorizon Serbinë në raport me Kosovë, për këtë ka dhënë disa shembuj.
“Po nëse e shihni për shembull se si sulmi në Banjskë po trajtohet, ka padyshim një paragjykim. Pra, ka pasur masa kundër Kosovës pas incidentit të majit 2023, por nuk ka pasoja për Serbinë pas Banjskës në shtator 2023. Kjo natyrisht që nuk është e drejtë! Kjo është arsyeja që shpresojmë se së shpejti do të largohen masat ndaj Kosovës”, ka thënë Cramon.