Sot në orën 18:00, mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, thuhet në njoftimin dërguar mediave.
Në këtë ngjarje pritet të mbajë fjalim kreu i partisë, Lumir Abdixhiku.
Kreu i LDK-së fjalimin do e mbajë para mediave, derisa punimet më pas do zhvillohen të mbyllura.
“Mediet do të mund të qëndrojnë në sallë për fjalimin e kryetarit të LDK-së, dr. Lumir Abdixhiku, ndërsa më pas do ta lirojnë sallën që Këshilli t’i vazhdojë punimet”, thuhet në njoftim.