Deputeti opozitar serb dhe kryetari i partisë “Serbia Qendër” (SRCE), Zdravko Ponosh, ka thënë se nuk është rastësi që seanca e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Sofje, ku u vendos që Kuvendi i Kosovës të marrë statusin e anëtarit të asociuar, nuk ka marrë aq shumë vëmendje në faqet e para të gazetave të përditshme në Serbi.
“Është mjaft indikative që në këtë Asamble Parlamentare të NATO-s Serbia dërgoi një delegacion të përbërë nga Natasha Jovanoviq, Goran Rakiq dhe profesor Zoran Dragishiq, i cili është i vetmi kompetent. Fjala vjen, në këtë delegacion serb që ka marrë pjesë në ngjarje të tilla, ka edhe një numër solid të deputetëve të opozitës, mes tyre edhe unë, dhe është e zakonshme që delegacionet që dërgohen të kombinohen. Është një praktikë. Kreu i këtij delegacioni, z. Gjukanoviq, vendosi të dërgojë një delegacion një partiak, detyra e të cilit me sa duket ishte të mos flasë me gjuhën që respektohet, por ishte për përdorim të brendshëm, ka thënë Ponosh.
Për atë se çfarë mendon për hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Ponosh ka thënë:
“Për publikun e brendshëm, tregimi i pranimit në NATO mund të paraqitet si një çështje e kundërshtarit, kështu që është normale që ta pranojnë Kosovën në NATO, ndërsa pranimi i saj në Këshillin e Evropës, kjo është çështje e jona. Hyrja e Kosovës në NATO është diçka që është prioritet i atyre që janë më të fuqishëm në Perëndim, prandaj kjo është një çështje që po shtyhet sepse ata kanë nevojë”, pretendon deputeti serb.
Ajo që është dashur të thuhet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, sipas Ponoshit, është se “Kosova nuk i plotëson kushtet për të qenë në asnjë organizatë ndërkombëtare”.