Një 17-vjeçare është paraqitur pasditen e 27 majit pranë spitalit të Gramshit.
Sipas policisë 17-vjeçarja kishte konsumuar fotoksinë.
Teksa vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Ditën e djeshme, rreth orës 14:30, në spitalin e Gramshit, është paraqitur për të marrë mjekim, një shtetase 17 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. 17-vjeçarja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.