Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Makina përfundoi në oborrin e një banese private, arrestohet shoferi, ishte nën efektin e kokainës(Video)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku makina ka përfunduar në oborrin e një banese, duke rrezikuar jetën e familjarëve. Në lidhje me ngjarjen, Policia Rrugore ka arrestuar shoferin e makinës, i cili ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Burime nga policia rrugore bëjnë me dije se shoferi ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore që i bënin punonjësit e policisë. Për këtë arsye iu bë një test dhe rezultoi se ishte nën efektin e drogës si dhe në gjendje të dehur.

“Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, njoftoi policia.

Pas aksidentit, në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur Renaldo Shytin, i cili ka pretenduar se ishte ai drejtuesi i makinës. Pas intervistimit, lindën dyshime se në fakt nuk ka qenë ai shoferi.

Pas disa minutash në vendin e ngjarjes është paraqitur Rodolf Menga, i cili po ashtu ka deklaruar se ka qenë ai drejtues i makinë. Për këtë arsye janë dërguar të dy në komisariat. Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i makinës ishte Menga.

Në dy testet për alkool ai ka rezultuar i pirë në nivelet 0.59 mg/l dhe 0.58 mg/l. Ndërsa sipas testit të drogës rezulton se ka qenë nën efektin e kokainës. /ZËRI