Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestohen tre nga gjashtë personat që u shpallën në kërkim nga Policia, u vetëdorëzuan në Prizren

 
   

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar nga gjashtë personat që ishin në kërkim nga autoritetet për ngjarjen që ka ndodhur më 22.05.2024 në fshatin Krajk dhe Gjonal të Prizrenit.

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se personat dyshohen për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Lëndim i rëndë truporë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”.

“Pas publikimit të fotove, të dyshuarit sot më datë: 28.05.2024 rreth orës 14:00 janë vetëdorëzuar në sektorin e hetimeve rajonale në Prizren. Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968, Fshati Krajk komuna e Prizrenit: Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, Fshati Krajk komuna e Prizrenit: Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995, Fshati Krajk komuna e Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, bëhet e ditur se hetuesi policorë gjatë hetimit të rastit në cilësinë e provave materiale kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë një revole prodhim Jugosllavë “Cervena Zastava”,cal 9 mm dhe një karikator pa fishekë, për të cilën dyshohet se janë përdorur.

“Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar. Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarve për 48 ore. Rasti është nen hetime”, thuhet ndër të tjera në njoftim të Policisë.