Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vr asja e reperit shqiptar në Maqedoninë e Veriut mbetet ende mister, ja si paraqitet gjendja e të plagosurve

Mbetet ende mister vrasja e reperit shqiptar në Shkup, dy ditë më parë, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se mbetet akoma e pazbardhur vrasja e reperit shqiptar Aman Ismani.

Ministria e Brendshme thotë se ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet së bashku me Prokurorinë Publike për gjetjen e autoreve dhe zbardhjen e këtij incidenti të armatosur.

Ndërkohë që dy personat që mbetën të plagosur në këtë incident janë jashtë rrezikut për jetën. Gjendja e të riut 19-vjeçar O.B i plagosur në incidentin në rrugën e plastikave është e qëndrueshme por vazhdon të mbetet në respirator në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup. Sipas mjekëve, ai ka marrë lëndime në pjesën e kraharorit, në pjesën e stomakut, dhe në këmbë.

“Gjendja e djaloshit 19 vjeçar të cilit i bëmë intervenime kirurgjikale në natën kritike është stabile por vazhdon të jetë në kujdesin intenziv, në respirator por parametrat vitale i ka të kënaqshme dhe brenda 24 orëve në vijim shpresoj se do të lirohet nga respiratori, mbështetja e aparatit për frymëmarrje. Ka lëndime të shumta, në pjesën e kraharorit, në pjesën e stomakut, dhe këmbën, do të ketë intervenime tjera në pjesën e ekstremiteteve por tash për tash, rezultati, analizat dhe gjendja e tij është në nivel të pritshmërisë”, u shpreh Nexhati Jakupi, drejtori i Klinikës për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare.

Ndërkohë i plagosuri tjetër 24 vjeçari T.A është goditur me një plumb dhe ka marr lëndime në pjesën e pasme të gjoksit, goditja ka përfunduar pranë shtyllës kurrizore dhe fatmirësisht pa asnjë dëmtim në vetë palcën.

“Tek ne është sjellë një pacient 24 vjeçar me lëndime nga armë zjarri me lëndime në pjesën e pasme të gjoksit, plumbi ka përfunduar afër palcës së shtyllës kurrizore dhe për fat të mirë pa ndonjë lëndim të palcës, është bërë menjëherë ndërhyrje kirurgjikale dhe tani është në gjendje stabile dhe mendoj se gjatë kësaj ditë do të transferohet në repartin e spitalit”, deklaroi Luben Arsenov, rejtori i Klinikës për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”.