Një burrë është plagosur pak minuta më parë në kryeqytet dhe të gjitha dyshimet janë se kemi të bëjmë me një përpjekje për t’i dhënë fund jetës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, në rrugën “Mihal Grameno”, raporton noa.al.
Policia e Tiranës tha se ka tentuar të vetëv’ritet me armë zjarri kallashnikov, në banesën e tij, shtetasi A. T., 53 vjeç.
Përpjekja për fatalitet ka rezultuar e pasuksesshme për 53 vjeçarin dhe tani ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. /noa.al
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.