Këto ditë në rrjete sociale po qarkullon një thirrje e fuqishme e kreatores së modës Arbeta Kryeziu për ndihmë një familje skamnore.
Artistja kosovare, është në kërkim të një strehe për familjen e 26 vjeçares Zejnije Jasari, nënë me fëmijë të vegjël, të cilët janë pa shtëpi dhe lëngojnë nga sëmundje të ndryshme. Siç kuptojmë, Zejnijes i ka vdekur bashkëshorti nga kanceri dhe ajo vuan nga sëmundja e zemres, veshkave, e hipertensioni, ndërkaq fëmijët për shkak të higjenes së dobët shpesh janë keq me shëndet.
Arbeta na rrëfej se kësaj familje skamnore është munduar ti ndihmoj sistematikish edhe derisa qëndronin në një shtëpi thuajse të rrënuar në Obiliq.
“Unë këtë familje e njoh që katër vite, jam munduar tiu ndihmoj në bazë të mundësive të mija, poashtu i kam vizituar në vendin ku kanë qendruar dhe jam tmerruar me kushtet ku kanë jetuar, pa banjo, pa ngrohje, pa medikamente. Thjesht mjerueshëm. Tani jam në gjendje tiu paguaj qiranë për një vit, por askush nuk dëshiron tiu lëshoj banesë ose shtëpi me qira, e kjo se janë të varfër dhe minoritet. Jam e befasuar për të keq dhe e indinjuar për këtë gjë”.
Kryeziu, tregon se u është drejtuar edhe disa fytyrave publike që bëjnë vepra humane, por nuk i janë përgjigjur thirrjes për ta ndihmuar Zejnijen. E njejta nuk ka ndodhur me njerëzit e thjeshtë, të cilët aty këtu kanë pasur gadishmëri për ndihmë.
Arbeta pas shumë mundimeve, para pak ditësh u ka gjetur një banes me qira familjes në fjalë, mirëpo vetëm pas një ore pronari e ka telefonur duke i thënë se banesa duhet të lirohet dhe të gjithë të dalin jashtë.
Përpjekja e Arbeta Kryeziut për sistemim të kësaj familje që ka mbetur në rrugë e qiell të hapur, vazhdon…