Ftohjet janë shumë të zakonshme në këtë periudhë të vitit. Duke qenë se shumica e njerëzve preken nga problemet e frymëmarrjes është e domosdoshme që të merren masa tpër mbrojtur organizmin dhe trupin tuaj përpara se ai të preket nga virozat.
Përbërësit për përgatitjen e kollës dhe dhimbjes së fytit:
– mjaltë
– xhenxhefil (i freskët ose i bluar)
– piper
– trumzë (e freskët ose e bluar)
– ujë
Përgatitja:
Përzieni pak më shumë se 100 gram mjaltë me dy herë më shumë ujë të ngrohtë (jo të nxehtë). Shtoni trumzë, piper dhe xhenxhefil, rreth 20 gramë secila. Përziejini përbërësit derisa të përftoni një masë kompakte. Në një enë të mbyllur mirë, kjo përzierje mund të qëndrojë për disa javë në një vend të freskët dhe të thatë. Rekomandohet të merrni 3 deri në 5 lugë çaji në ditë.