Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Po shijojmë momentet e privatësisë”- S*ks pas BBV dhe plane për fëmijë? Heidi Baçi tregon ç’ndodhi me Romeo Veshajn dhe a do e braktisë aktorin për Italinë

Heidi Baçi ka treguar se po planifikon të jetojë në Shqipëri për të shijuar lidhjen e saj të dashurisë me aktorin, Romeo Veshaj.

Ajo ka treguar se pas përfundimit të Big Brother Vip raporti mes tyre është i shkëlqyeshëm, duke theksuar se po jetojnë momentet e privatësisë që i munguan në kamera.

“Raporti ynë është shkëlqyeshëm, jemi shumë mirë. Po jetojmë më në fund ato momentet tona të privatësisë që na kishin munguar shumë.

Unë duhet ti jap drejtim sepse personi që ka rrënjët në Itali jam unë, tani duhet ti vendos në vijë gjërat, do të spostohem këtej. Avash-avash të dy bashkë do t’ia dalim. Do të vij këtej, absolutisht po. Nuk shoh zgjidhje tjetër, por më pëlqen Shqipëria. Pse jo.

Nuk është diskutuar që të vijë Romeo në Itali, por për momentin është Shqipëria. Do të kisha pasur qejf, do ti them. Ndoshta do të bëjmë pak këtej dhe pak andej në fillim.

Disa ditë pushime do ti marrim, të rrimë larg, vetëm të dalim në rrugë rehat. Kemi nevojë”, tha Heidi Baçi.

Pyetjes nëse ka plane për fëmijë, ajo iu përgjigj: “Do ti doja shumë, por dua ta shijojmë pak njëri-tjetrin. Të shijojmë këto momente, pastaj do të shohim.”