Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Familja Imeri “zbardh arsyen” pse PDK-ja u afrua me VV-në – lidhet me Hashim Thaçin: Dikur e quanin tradhtar, tash …

 
   

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imerit, i ka reaguar Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një postim në Facebook, kjo familje ka rikujtuar epitetet që zyrtarë nga PDK-ja ia bënin kryeministrit Albin Kurti, përcjell Bota sot.

Sipas familjes Imeri, PDK po “mendon se Kurti do ta sjellë Hashim Thaçin nga Haga”.

Reagimi i plotë i familjes Imeri:

A po ua shtron Albin Kurti qylimin e kuq PDK-së, atyre që deri dje e quanin ‘tradhtar’, mashtues etj?!

Madje me një rast Sami Lushtaku pati deklaruar: “më shumë kam respekt për një serb të Beligradit se për kryministrin e Kosovës – Albin Kurtin”.

Tash krerët e PDK-së të gatshëm t’i thonë ‘derrit’ dajë apo qysh po i bjen kjo mesele?

Mos të harrojmë, këta kanë ‘parime’, dikur thonin se Albin Kurti e dërgoi Hashën në Hagë, tash po mendojnë të gjorët se Albini ua sjell në Kosovë a?

Është interesante të dihet si do të lexohet, kuptohet e gëlltitet gjithë kjo fushatë shtrigash e ndotjesh, nga votuesi kosovar?

A ka parime e moral në politikën kosovare, kjo është dëshmuar që nuk ka ..

Është gabim nëse mandati që ua dha votuesi kosovar për ta shtyer shtetndërtimin, në fund të keqpërdoret për interesa të atyre që sot gjenden në burg për vrasje shqiptarësh…