Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Jemi në sezonin e tyre, si të hiqni shumë lehtë njollat e qershive nga rrobat

Tashmë kemi hyrë në periudhën ku janë shfaqur frutat e ndryshme, shumica e të cilave janë të preferuarat e fëmijëve. Luleshtrydhe, qershi, kajsi, pjeshke etj.

Mirëpo, për nënat këto fruta janë disi edhe “dhimbje koke”, pasi nëse bien mbi rroba bëhen automatikisht njolla të vështira. Por për çdo gjë ka një mënyrë. Edhe nëse mbi veshje bie një luleshtrydhe apo qershi, të ashtuquajturat “fruta të kuqe”.

Pra, shikoni më poshtë se si mund t’i hiqni këto njolla:

Gjithçka që ju nevojitet është qumësht dhe limon.

Krijoni një përzierje të pjesëve të barabarta të qumështit dhe lëngut të limonit. Më pas zhytni një sfungjer të pastër në përzierje dhe fërkojeni lehtë njollën me të.

Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe zhytni në 5 litra ujë me një lugë detergjent rrobash. Lëreni për 8-10 orë, pra për një natë të tërë dhe më pas lajeni normalisht në lavatriçe./vizionplus.tv