Dëshmi tronditëse publikohen sot në një program televiziv, në lidhje me zhdukjen e 34-vjeçarit nga Dibra i quajtur Leo Roci.
Babai i tij i moshuar në një komunikim live tregoi një bisedë që vajza e tij kishte bërë me personin që kishte gjetur dokumentet dhe telefonin, dhe se zonja në fjalë i kishte pohuar që i riu ishte torturuar. Madje në një moment iu pohua se djali kishte vdekur.
“Atë gruan nuk e kuptonim, por vajza ime ka folur me të dhe ka deklaruar se e di ku është personi, por nuk mund të tregoj se ku është ai. “Nuk dua të tregoj më shumë”. Pastaj ajo tha se djali është i torturuar dhe i masakruar. Dhëndri im di serbisht dhe ai personi që ka pasur telefonin tha se e kishte gjetur celularin në rrugë, afër një tabele. Punonjësi i doganës tha: Nuk jeton. Ndërsa gruaja që na foli serbisht tha se Leo ishte i gjakosur. E ka pyetur me detaje të hollësishme, i ka thënë; ‘dokumentet i kam unë dhe kur të doni ejani i merrni’. Ne nuk kemi të dhëna fare, ca na kanë thënë zonja e zotëria. Të dy kanë pasur telefonin e djalit të hapur. Ata kërkonin pse ka ardhur djali, pse ka shkuar në Serbi e ku donte të shkonte.
Dhëndri i ka thënë që “do të shkonte në Francë, Itali dhe më pas në Angli te djali e ka lënë 6 muajsh”. A në burg ai i vdekur ne nuk e dimë! Na ka thënë bashkëshortja që është torturuar, është gjakos madje një herë tha që ai nuk jeton më. Polici doganor, bashkëshorti i zonjës na i ka thënë; ‘unë nuk e di ca është bërë me djalin’ e s’na japin as të dhëna. Ne kemi bërë denoncim. Kemi biseda, video, i kemi dhënë të gjitha. Gruaja ime e djali janë nisur drejt Serbisë, për të marrë vesh ca ka ndodhur. 2 shtetas serbë e çojnë vërdallë nëpër Serbi bashkëshorten time. Ai që ka pasur letrat e djalit tha se i kishte dorëzuar.”, tha ai.