Më pak se 10 ditë pas mbylljes së institucioneve financiare të Serbisë në veri, Policia e Kosovës sot sërish ka shkruar në veri të vendit.
Kossev raporton se bëhet fjalë për njësinë e krimit ekonomik nga Prishtina, e cila ndihmohet nga policia e rajonit të Veriut.
Siç raporton mediumi lokal serb, ekipet e Policisë së Kosovës ndodhen tek njëri nga gjashtë objektet financiare serbe të mbyllura në veri
Ata siç raportohet, kanë zhbllokuar dhe kanë pritur që arkëtari i këtij shërbimi t’ia sjellë çelësin e kasafortës.
Se ndërhyrja ka të bëjë me një kasafortë për të cilën nuk ka pasur çelës në aksionin paraprak, e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e veriut, Veton Elshani.
Në vendin e ngjarjes janë të pranishëm edhe patrullat dhe oficerët e EULEX-it, pasi brenda janë dy oficerë evropianë, ndërsa një automjet i EULEX-it është duke patrulluar gjatë gjithë kohës.
E aksioni u ndërmor pak ditë pasi dështoi edhe takimi i shtatë në Bruksel për gjetjen e një zgjidhjeje sa i përket dinarit në mesin e komunitetit serb.
Sipas rregullores së BQK-së, që u miratua në shkurt të këtij viti, valuta me të cilën mund të kryhen pagesat me para të gatshme është vetëm euro.
Ndaj aksionit reagoi edhe Departamenti Amerikan i Shtetit që e cilësoi veprimin si përshkallëzues të tensioneve. Edhe Bashkimi Evropian ka deklaruar se ky veprim nxit tensione.
E Qeveria ka thënë se çdo veprim ka qenë i bazuar mbi ligjshmërinë.