Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dështon përpjekja e PDK-së për të shpërndarë Kuvendin, Krasniqi ka një “selam” për opozitën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një konferencë për media ka njoftuar se ka dështuar përpjekja e tyre për ta shpërndarë Kuvendin dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai shprehet i habitur me siç thotë “mosgatishmërinë e partive opozitare”, raporton Paparaci.

“Për fat të keq, kolegët tanë nga partitë opozitare nuk ishin të gatshëm njësoj si ne. Ndoshta atyre u duhet më shumë kohë por koha me këtë qeverisje po shkon në dëm të qytetarëve”, tha mes tjerash Krasniqi.

“PDK javët e fundit ka pasur angazhim të shtuar për ta dërguar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, përmes shpërndarjes së Kuvendit, për t’ia shkurutar mandatin qeverisë. Ky angazhim i yni ka ardhur si rrjedhojë e stagnimit të shtetit tonë. Jemi dëshmitarë të stagnimit të madh ekonomik, rritjes së çmimeve, izolimit diplomatik e së fundi me mosfutjen në agjendë të Kosovës për anëtarësim në KiE, emigrimit të madh të qytetarëve.

PDK e ka konsideruar se zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet e parakohshme. Për këtë arsye e pranova ftesën e Kurtit. PDK pranohet vetëm për të disutkuaur për zgjedhje të reja. PDK propozoi edhe dy data konkrete për zgjedhje, 30 qershori dhe 7 korriku.

Sot më 29 maj, ashtu siç e kam cekur në afat në letrën dërguar tri liderëve politik të partive shqiptare, duke ndjerë keqardhje për shtetin dhe qytetarët ju njoftoj se mundësia për shpërndarjen e Kuvendit tashmë është ezauruar. Nuk kemi gjetur mbështetjen e mjaftueshme. Jam i habitur nga mosgatishmëria e partive opozitare. Mosshkuarja në zgjedhje, po ia zgjat mandatin pushtetit aktual.

Për fat të keq, kolegët tanë nga partitë opozitare nuk ishin të gatshëm njësoj si ne. Ndoshta atyre u duhet më shumë kohë por koha me këtë qeverisje po shkon në dëm të qytetarëve”, tha Krasniqi