Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E ka takuar djalin pas daljes nga BBV?! Ja çfarë thotë Meritoni

Mbrëmjen e djeshme ishte nata e parë e post “Big Brother VIP 3”, ku ish-banorët u përballën me njëri-tjetrin.

Por jo vetëm kaq, pasi Ledion Liço i pyeti ata edhe në lidhje me jetën e tyre tani që janë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Teksa pyeti Meriton Mjekiqin nëse ka patur mundësi që të lidhet me djalin e tij, Loar, moderatori u shpreh se ‘ende jo’. Ai shtoi se është duke tentuar që të komunikojë me nënën e djalit dhe ta lejojë që të shkojë në Austri për ta takuar.

Ledioni: Kanë qenë 72 orë shumë të ngjeshura, nga aq sa kam folur me ju, vetëm me gjumin mezi ia keni dalë. Nuk e di a ke patur mundësi të lidhësh me Loarin apo mamanë e tij. Si janë gjërat në atë drejtim?

Meritoni: Me tregu të drejtën jo, nuk kam patur mundësi të lidhem. Jam duke tentuar që të komunikoj dhe të më lejojë që të shkoj në Austri të takoj djalin.