Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani godet Konjufcën që tha se Presidentja s’u konsultua për shkak të largësisë: Qesharake, telefonat funksionojnë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë ekskluzive për Ekonomia Online, i është kundërpërgjigjur kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, për mosinformim rreth letrës që ministrja Gërvalla e kishte dërguar në Këshillin e Evropës, duke e arsyetuar se Osmani ka qenë në vizitë jashtë vendit.

Këtë deklaratë të Konjufcës, e para e shtetit e ka quajtur qesharake, duke thënë se në kohën moderne ekzistojnë mundësitë e shumta të komunikimit siç është telefoni.

Osmani ka thënë se letra e dërguar nga kryediplomatja, Donika Gërvalla, ka rënë në ujë oferta e nënshkruar nga tre liderët institucional që nuk duhet të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova.

“Unë nuk e kam dëgjuar një deklaratë të tillë do të befasohesha jashtëzakonisht shumë në qoftëse dikush vërtetë deklaron diçka të tillë sepse jemi në vitin 2024 ku telefonat funksionojnë shumë mirë pavarësisht në cilën zonë kohore jëmi dhe në të njëjtën kohë të gjitha komunikimet tona deri tani në këto tri vite e gjysmë të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e politikës së jashtme kane qenë pikërisht përmes telefonit sepse dikush nga institucionet gjithnjë ka qenë jashtë vendit dhe të thuhet që një informatë kaq fondamentale për një proces kaq kapital që e ka ndryshu në tërësi qëndrimin që ne e kemi mbajt deri atë ditë. Që nuk mund të nxirret çështja e Asociacionit nga marrëveshja e tërësishme, që nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova por duhet të ketë zbatim paralel, që nuk mund të ndërlidhet procesi i dialogut me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, ka deklaruar Osmani.

“Të gjitha kanë rënë në ujë me ofertën që është bërë atë ditë sepse ajo ofertë nuk ka qenë as për nga përmbajtja e as për nga procedura vazhdimësi e listës së zotimeve që e kanë nënshkruar të tre liderët prandaj është domosdoshmëri kushtetuese në përputhje me nenin 84 që qeveria ta koordinojë një veprim të tillë me udhëheqësen e politikës së jashtme që sipas kushtetutës sonë gjithnjë ka qenë dhe mbetet institucioni i presidencës e të thuhet që kjo në çfarëdo mënyrë paska pas të bëjë me largësinë për mua është diçka që nuk dua ta besojë që dikush e thotë sepse nuk ka fare të bëjë me realitetin dhe tregon që në njëfarë mënyrë po tentohet që ky moskoordinim për një çështje kaq kapitale të lihet si faj të presidenca që për mua është vërtetë edhe shumë qesharake sepse të gjitha institucionet e dinë shumë mirë që presidentja e vendit ka qenë 24 orë të çdo ditë të javës në komunikim me të githë për tema të rëndësisë kapitale sidomos në fushën e politikës së jashtme që janë brenda mandatit të presidentes e kjo absolutisht për mua është befasi tepër e madhe se kushdo qoftë ta thotë një gjë të tillë mund të ketë qenë ndonjë dezinformatë që është bartur te kryetari i kuvendit sepse me të si kryetar i kuvendit kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm asnjëherë nuk ndodh që mos të koordinohemi për tea të rëndësishme edhe kur jemi jashtë vendit i kemi telefonat ka mënyra të sigurta të komunikimit të cilat i posedojmë dhe është edhe çështja tjetër”, u shpreh Osmani.

E para e shtetit ka shtruar një pyetje për Konjufcën e ekzekutivin se si dikush në Gjermani e kuptoi për letrën që po i dërgohej KiE-s, e asaj nuk i ishte dërguar, me arsyetimin se ka qenë jashtë vendit.

“Në qoftë se tema paska qenë të mos prezenca fizike në Kosovë, atëherë si është e mundur që një njeri nga shoqëria civile në Gjermani që po ashtu nuk ishte prezent në Kosovë e mori atë letër para Presidencës së vendit, para Parlamentit të vendit, para shoqërisë civile në Kosovë, para popullit të Kosovës dhe e botojë atë në Twitter, pra për ta informuar një person që fare nuk është në institucione paska pasur mënyra kurse për ta koordinuar dhe vendosur bashkërisht një temë të tillë nuk paska pasur mënyra që të koordinohet me presidenten. Kjo vërtetë është qesharake”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani ka folur edhe për avancimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, të cilën e quan arritje të madhe e diplomacisë parlamentare. Osmani ka thënë se në arenën ndërkombëtare, diplomacia parlamentare ka qenë një prej mjeteve më të forta për të hapur dyert Kosovës.

“Natyrisht që është një e arritur shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës, është një e arritur e diplomacisë sonë parlamentare është testament i punës që po e bëjnë deputetët e të gjitha partive politike në mënyrë që të avancojë statusi i Kosovës në arenën ndërkombëtare diplomacia parlamentare gjithnjë ka qenë një prej mjeteve më të forta për të hapur dyer edhe në raste kur është shumë e vështirë dhe mendoj se vetë rezultati i para disa ditësh në këtë votim ka treguar se Kosova vërtetë mes parlamentarësh ka përkrahje shumë të madhe ishte vetëm një votë kundër është një hap që tregon që siç e kam thënë edhe publikisht atë ditë NATO është fati i Kosovës të jesh në NATO do të thotë të jesh i sigurt dhe është shumë e rëndësishme që ne ta avancojmë edhe me hapa tjerë tani natyrisht duke ecur drejtë anëtarësimit në NATO këtu Asambleja Parlamentare nuk ndërlidhet me aspektin procedural me anëtarësimin në NATO siç lidhet Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me anëtarësim në Këshill të Evropës por megjithatë është mesazh shumë i rëndësishëm se Kosova e ka vendin në NATO dhe i plotëson kriteret për një gjë të tillë”, u shpreh Osmani për EO