Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

LAJMI I FUNDIT/ U dhunua nga tre persona, avokati i ish-kryeministrit Berisha futet në intubim

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi ka ardhur duke u përkeqësuar gjatë orëve të fundit.

Ai i është nënështruar intubimit në spitalin e Traumës, pasi rezulton se nga dhuna e ushtruar ndaj tij mëngjesin e sotëm, të ketë marrë hematoma dhe fraktura në pjesën e kokës.

Avokati Mëngjesi u dhunua nga tre persona rreth orës 08:50 pasi kishte dërguar fëmijët në shkollë në zonën e ish-bllokut. Dhunuesit ka dyshime ta kenë goditur avokatin me mjete të forta si doreza metalike, duke i shkaktuar hemorragji. Njëri nga autorët është identifikuar, ndërkohë që vijon puna për identifikimin e dy të tjerëve. Asnjëri prej tyre nuk është vënë në pranga deri më tani. Ndaj

Sokol Mëngjesi përveçse avokat është edhe pedagog në shkollën e magjistraturës dhe një njeri i angazhuar në jetën publike dhe ligjore në institucionet publike si Kuvendi apo Ministria e Drejtësisë.