Një prej autorëve të dyshuar të sulmit brutal ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është arrestuar nga policia në Tiranë.
Voxnews.al ka siguruar pamjet e shoqërimit të tij në policinë e Tiranës ku pritet të merret në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë.
Kujtojmë se ishin tre persona që e sulmuan avokatin Mëngjesi, ditën e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pak çaste pasi la djalin në çerdhe.
Ata e kanë qëlluar me sende të forta si doreza metalike dhe shufra hekuri duke i shkaktuar dëmtime serioze në kokë.
Sakaq, mësohet se avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe i çështjes së Inceneratorit të Tiranës, por që më herët ka qenë edhe avokat në çështjen e shtetasit turk Faruk Ozer, i arrestuar për mashtrim me kriptomonedha, është në gjendje kritike shëndetësore dhe ndodhet në intubim.