Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel.
Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë.
Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Mbrëmjen e djeshme para se të niste transmetimi i Post “BBV3”, fituesja e këtij edicioni Egla Ceno ka pësuar një incident, ku është rrëzuar nga shkallët.
Ama kjo nuk e ndaloi Eglën të ishte pjesë e Postit edhe kjo gjë u përmend në mbrëmjen e djeshme, ku Egla më pas u shoqërua në spital për të bërë kontrollet e duhura mjekësore dhe mësohet se nuk ka diçka serioze.