Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Elshani: Situata në veri ka ndryshuar në mënyrë drastike, qytetarët na besojnë

 
   

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka thënë se situata e sigurisë në veri të Kosovës ka ndryshuar në mënyrë drastike.

Madje ai thotë se pas sulmit në Banjskë, situata e sigurisë është përmirësuar ndjeshëm.

Elshani ka thënë se tani Policia e Kosovës ka qasje në secilën pjesë të vendit dhe se janë të afërt me qytetarët.

“Kemi  shtrirje në mbarë veriun e vendit, kemi qasje në secilin pjesë të vendit, jemi të afërt me qytetarët e vendit mirëpo mbetën përsëri sfida, siç janë sistemet paralele arsimin dhe shëndetësinë të cilat gjithmonë na krijojnë probleme”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se edhe besimi i qytetarëve në katër komunat veriore ndaj Policisë së Kosovës është rritur.

Elshani tregon se sipas statistikave numri i rasteve të paraqitura në Policinë e Kosovës nga qytetarët është më i madh se në të kaluarën edhe pse tash ka më pak polic nga komuniteti serb.

“Ka ndryshuar për të mirë e gjithë situata, qytetarët vijnë te ne për të paraqitur raste dhe ne jemi neutral në trajtimin e rasteve dhe ne kemi besim tek qytetarët”, ka thënë Elshani.

Sot janë bëtë një vit nga protestat e dhunshme të zhvilluara në Zveçan, ku grupe ekstremiste serbe nuk kishin lejuar kryetarin e kësaj komune të futet në objektin komunal. Në këto protesta ishin lënduar afër 100 pjesëtarë të KFOR-it.