Avancimi i satutusit të Kosovës nga vëzhguese në anëtare të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-, po konsiderohet si një hap i rëndësishëm për integrimin euro-atlantik të vendit, përkundër fushatës së egër të Serbisë për ta penguar diçka të tillë.
Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi, mendon se Kosova përfiton në dy aspekte; atë të rritjes se kapcitetve ushtarake dhe gjithashtu politik, pasi sic thotë, vete NATO është një organizatë, politiko-ushtarake”.
Por në fazën kur janë duke u ndërtuar kapacitete mbrojtëse, të ushtrisë së Kosovës, ky vendim i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, duhet të shërbejë për anëtarësimin e vendit në partneritetit për paqe të aleancës ushtarake.
Asambleja Parlamentaree është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes Aleancës ushtarake dhe parlamenteve të vendeve anëtare.
Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s. Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asociuara, 4 vendetë asociuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.
Anëtarët e asociuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta dhe mund të shërbejnë si raportues specialë në komitete.