Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se partia e saj nuk e ka betejën me opozitën.
Ajo në një intervistë duke iu referuar takimit me Kurtin ka thënë se PDK asnjëherë nuk i ka sulmuar partitë e tjera për takimet që kanë zhvilluar në të kaluarën.
“Kërkesa e Kurtit për takim nuk ka qenë kërkesë ekskluzive vetëm për PDK-në, por me të gjithë liderët e opozitës…Ka pasur raste në takime të tjera kur ne kemi refuzuar pjesëmarrjen në ato takime dhe partitë tjera opozitare kanë shkuar, mirëpo ne asnjëherë nuk i kemi sulmuar as LDK as AAK. Nuk kemi shtiza për opozitën, nuk kemi betejën politike në mes vete”, ka thënë ajo.
Tutje, ajo ka thënë se mosvotimi i mocionit për shpërbejë të Kuvendit, vetëm se ia ka zgjatur jetën Qeverisë Kurti.
“Mund të i kenë arsyeje e tyre se nuk kanë qenë të gatshëm për të shkuar në zgjedhje tani dhe unë i kuptojë ato. Mund të imagjinojë që i kanë arsyet, të cilat unë nuk do të thotë që i di, por edhe sikurse ti dija nuk do të thotë se do të i shpalosja sepse nuk mund të flasë në emër të tyre, por cili do qoftë motivi që i ka shtyre kolegët tanë në opozitë që të mos e votojnë mocionin për shpërbërjen e Kuvendit, vetëm ia zgjatë jetën Qeveriisë Kurti”, ka thënë ajo.