Reforma në drejtësi vazhdon të jetë sfidë për institucionet e Kosovës.
Në mars të vitit 2023 janë bërë tri vite qe kur Qeveria aktuale ka lansuar vazhdimin e reformave në sektorin e drejtësisë, por ende ka ngecje në këtë drejtim.
Juristi Bardhyl Hasanpapaj ka folur për problemin se ku po çalon sistemi i drejtësisë në Kosovë.
Sipas tij, Këshilli Gjyqësorë dhe Këshilli Prokurorial janë të tërhequra në komunikim me bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë më arsyetimin se po përzihet në punët e tyre.
“Kam përshtypjen që Këshilli Gjyqësorë dhe Këshilli Prokurorial e portretizojnë Ministrinë e Drejtësisë sikur po ndërhynë goxha shumë në punët e tyre”, ka thënë Hasanpapaj.
Sipas tij, Ministria e Drejtësisë po tenton që reformat në drejtësi t’i bëjë vet, pa ndihmën e shoqërisë civile dhe as akterët kryesorë të sistemit të drejtësisë.