Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës, temperaturat arrijnë deri në 27 gradë

Sipas MeteoAlb, territorin shqiptar vijon nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm; ku edhe pse orët e paradites do të jenë më kthjellime; pas mesditës dhe në vijim priten vranësira të shpeshta ku herë pas herë do të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu; më të theksuara në zonat Veriore ku reshjet do të jenë në formë rrebeshi.

Pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike vetëm në mbrëmje vonë duke zhvendosur reshje drejt ekstremin verior-verilindor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por ulen ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore 8°C minimalja deri në 27°C vlera maksimale.

Era; do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Do të vijojë; Kosova nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta të cilat hera herës do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu: më të theksuara reshjet paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante. Përsa i përket, temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 6°C vlera më e ulët deri në 22°C vlera më e lartë e shënuar në qytetin e Prizrenit.

Era do të fryjë mesatare paradite, por e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi permanent verior.

Maqedonia e Veriut

Përgjatë ditës Republika e RMV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku më të theksuara reshjet do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore.

Gjatë mesditës, do të ketë intervale të shkurta me kthjellime, por orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin sërish shpeshtim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të RMV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C deri në 23°C vlera maksimale në rang territori.

Ndërkohë parametri i Erës do të paraqitet e lehtë dhe herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në verilindje të Europës; me ndikim deri në Baltik do të sjellë; vranësira dhe reshje shiu në rajonin e Baltikut si edhe të gjithë Lindjen e kontinentit; Po ashtu; si pasojë e kalimit të një sistemi frontal nga Atlantiku drejt qendrës së kontinentit do të sjellë; rrebeshe

shiu si edhe mini-stuhi të forta ere në Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre, ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta do të paraqiten ishujt Britanikë, gadishulli Iberik si edhe vendet Nordike.

/abcnews.al/