Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U thith nga motori i avionit, humb jetën një person

Një person ka mbetur i vrarë pasi u thith nga motori i një avioni pasagjerësh në aeroportin e Schiphol-in, në Holandë.

Hetuesit në policinë holandeze thonë se është shumë herët për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një incident apo për ndonjë formë vetëvrasjeje.

Ngjarja e rëndë u raportua fillimisht rreth orës 15.00 me orën lokale. Transmetuesi NOS publikoi një foto në të cilën shfaqej mjeti fluturues i rrethuar nga ambulanca dhe automjete të zjarrfikëses.

Pasagjerët dhe ekuipazhi, sipas raportimeve, ndodheshin ën bordin e avionit Embraer 190, kur një person u rrëzua në turbinën që po rrotullohej.

Një dëshmitar u tha mediave në vend se në sfond dëgjohej një zhurmë e frikshme dhe shumë shpejt nga motori nisi të dilte flakë.

Fluturimi 1341 pritej të nisej nga Schiphol-i për në Billund, Danimarkë rreth orës 14.25. Nuk dihet ende nëse viktima ishte pasagjer apo punonjës i aeroportit.