Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar dëshmitë e dy të arrestuarve në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ditën e djeshme në zonën e ish-Bllokut.
Dorian Alia: Shkuam për t’i dhënë një mesazh. Nuk e menduam që situata do të rëndohej kaq dhe avokati do të merrte kaq dëme të rënda.
Policia ka zbardhur ditën e djeshme dinamikën e ngjarjes ku u zbulua se ngjarja ndodhi pasi avokati ishte avokat i një pale që ka fituar gjyqin në Apel për një truall, dhe një nga 8 trashëgimtarët nuk pranoi të zbatonte kontratën e të paguante avokatin.